Partitura e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria” tashmë është në një botim historik me partiturë. 95-vjetori i lindjes se kompozitorit Tish Daija, ka nxitur Akademinë e Shkencave të botojë partiturën e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, vënë në skenë më 1963. Pjesa që lindi në Moskë, kur autori ishte student.

Kompozitori Vaso Tole e cilëson një botim historik të partiturës së Halilit e Hajrisë. Ai thotë se ruhej vetëm në një kopje në arkivin e Operës.
Mes kujtimeve, balerini Albert Janku, veçon turneun e vitit 1991 në Itali, gjatë eksodit të shqiptarëve me anije, duke kujtuar përlotjen e kompozitorit Daija në kohën kur shqiptarët iknin.

Kompozitori Tish Daija u nda nga jeta më 2003. Veç muzikës për balet, ai ka shkruar muzikë për këngë dhe muzikë popullore. Pas studimeve në Çajkovksi, ai shkroi disa pjesë klasike, dhe ishte pedagog në Akademinë e Arteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb