Banka Qëndrore Europiane do të “injektojë” deri në 1 trilion euro në Eurozonë gjatë 9 muajve, me qëllim ringjalljen e ekonomisë së 19 vendeve ose afro 60 miliardë euro në muaj.

Ishte Mario Draghi, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i cili deklaroi sot planin e masave së kësaj Banke.

Po sot, Draghi ka përshëndetur hyrjen në muajin janar edhe të Lituanisë në Eurozonë, si vendin e nëntëmbëdhjetë që e miratoi euron si valutë të saj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: