Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë vendosur të mbajnë larg mediave divorcin e tyre.

Të dy aktorët kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku pranojnë të mbajnë të rezervuar të gjitha detajet e ndarjes së tyre, duke përdorur një gjykatës privat.

Në komunikatën e tyre shkruhet: Të dy palët dhe avokatët e tyre kanë nënshkruar një marrëveshje për të ruajtur privatsinë e fëmijëve dhe të familjes, duke i mbajtur të gjitha dokumentet të rezervuara për mediat dhe publikun, nëpërmjet një gjykatësi privat.

Të dy po përpiqen të reagojnë së bashku dhe të bien dakord në gjërat që kanë lidhje me fëmijët, për ti mbajtur ato sa më larg reflektorëve të mediave.

Jolie dhe Pitt ishin së bashku për 12 vjet dhe të martuar prej 2 vjetësh. Artistja e çmimit Oscar ka kërkuar divorcin në muajin shtator, duke theksuar dallimet e papajtueshme të saj tashmë me ish partnerin.

Marrëveshja e përbashkët e të dyve vjen pasi gjykata hodhi poshtë një muaj më parë kërkesën e Pitt, për të mbajtur të rezervuara dokumentet e divorcit të tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb