Bradley Cooper dha Irina Shayk janë duke kaluar kohë së bashku edhe pse janë ndarë kohë më parë.

Ata kanë dëshmuar se ish-partnerët mund të mbesin ende miq, për shkak të fëmijëve të përbashkët. Që të dy janë parë në rrugët e New York-ut, ndërsa 45-vjeçari shihej të mbante në dorë vajzën e tyre.

Ndërkaq, bukuroshja brune ka mahnitur me pamjen, me një veshje, e cila i theksonte linjat trupore.

Të gjithë paraqitjes ajo i ka shtuar edhe aksesorë, ku megjithëse me maskë viheshin në pah syzet. Cooper kësaj radhe ishte me një veshje më sportive, ndërsa në kokë mbante një kapele bejsbolli.

Edhe pse po kalojnë kohë produktive së bashku, për aktorin e njohur po thuhet se ka filluar një romancë me Jennifer Garner.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb