Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dukeshin mjaft të dashuruar në daljen e tyre të fundit.

Modelja u pa teksa ndante puthje me aktorin dhe po shijonin darkën me miqtë në New York City mbrëmjen e së enjtes (14 mars).

Dyshja po darkonin jashtë një restoranti italian me disa miq, duke përfshirë stilisten Tan France dhe Anthony Porowski, i cili luan në filmin “Queer Eye”. Në një moment, modelja e kapi me duar fytyrën e aktorit dhe e puthi në faqe. Më pas ai e puthi në gojë. Çifti ishin në humor shumë të mirë pasi të gjithë ishin të buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes.

Hadid ishte më i gjallë gjatë darkës, ndërsa Cooper dukej më i rezervuar dhe i qetë.

Megjithatë, të dy shmangën paraqitjen zyrtare së bashku në Oscars të dielën e kaluar, ku Cooper u nominua për filmin e tij, Maestro, duke preferuar të marrë pjesë në ceremoni me mamin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb