Juventusi nuk do të ishte më i vetmi klub i Serie A që po ndjek me interes Brahim Diaz.

Milani dëshiron ta rikthejë marokenin në Milano dhe në këtë mënyrë Juventusi nuk do të ishte më klubi i vetëm i Serie A që po interesohet për Brahim Diaz, mesfushorin ofensiv të lindur në vitin 1997 të Real Madridit dhe kombëtares së Marokut.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, lojtari, i cili ndoshta është zgjedhja e preferuar e Luçiano Spaletit për të përforcuar repartin ofensiv të bardhezinjve, ka përfunduar në radarët e ish-klubit të tij, Milanit. Ruben Amorim, trajneri i ri portugez i kuqezinjve, thuhet se ka kërkuar përforcimin e skuadrës me një mesfushor ofensiv, dhe drejtuesit e Milanit kanë menduar menjëherë për Brahim Diaz. Në rast se ai largohet nga Reali, lojtari do të tundohej nga mundësia për t’u rikthyer për të jetuar në Milano.

Megjithatë, e ardhmja profesionale e Brahim Diaz aktualisht mbetet e pasigurt. Lojtari dëshiron të qëndrojë në Madrid, por duhet të kuptojë nëse Zhose Murinjo, trajneri i “Los Blancos”, do të ketë ndërmend të mbështetet tek ai. Në të kundërt, largimi do të bëhej pothuajse i domosdoshëm për Brahim Diaz, i cili nuk dëshiron ta kalojë sezonin e ardhshëm si një lojtar dytësor në skuadër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb