Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari përmes një postimi në “Facebook” shkruan se arrestimi i Klevis Balliut ishte politik. Braimllari nënvizon se arresti i Balliut dhe protestuesve është hakmarrje e Ramës.

Statusi i Braimllarit:

Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj procedon njerëz të pafajshëm, qytetarë të ndershëm, të vuajtur për shkak të kësaj qeverie.

Arreston ish-deputetin Balliu me urdhër politik vetëm për hakmarrje të Edi Ramës dhe nuk merret me kriminelët dhe banditët që grabisin dhe trafikojnë drogë duke sjellë destabilitet për Shqipërinë dhe Rajonin.

Edi Rama arreston Klevis Balliun vetëm sepse doli në krah të qytetarëve, për të mbrojtur pronën private kundër hajdutërisë së shfrenuar e te babëzitur të kësaj qeverie.

Nëse do kishte shtet dhe institucione të pavarura sot Edi Rama do ishte në burg për aferën e më shumë se 40 milionë euro tek Unaza e Re.

E vetmja rrugë shpëtimi është protesta dhe revolta popullore më të ashpra kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij kriminale.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb