Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, vijon takimet në Korçë në zonën ku kandidoi për deputet në 25 prill si drejtues qarku për LSI.

Braimllari ka postuar një foto me tre vajza të forumit rinor teksa shprehet se pas takimit me to ka marrë energji pozitive për të vazhduar dhe ecur përpara në misionin për ta bërë Shqipërinë Shtëpinë e të Rinjve.

‘Në Korçën e qytetarisë dhe rinisë, takimet vijojnë për çuar përpara punën e nisur më 25 prill.

Ismeralda, Sara dhe Kristina më motivuan më shumë me energji pozitive për të bërë përpara në misionin tonë për të bërë Shqipërinë Shtëpinë e të rinjve.

Frymëzimi, dëshira dhe vullneti i këtyre të rinjve një arsye më shumë për të mos u ndalur për një Shqipëri më të mirë!’, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb