Që nga 28 janari, nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin brazilian të Sao Paulos kanë humbur jetën 19 persona.

Sipas një raportimi të BBC-së, pothuajse 500 familje mbetën pa shtëpi për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga shirat e dendur në Sao Paulo.

Autoritetet kanë konfirmuar se 19 persona, përfshirë shtatë të mitur, kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Mësohet se janë lënduar nëntë persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit të katër personave të zhdukur kanë vazhduar.

Guvernatori i Sao Paulos, Joao Doria, tha se kanë miratuar një pako të ndihmës emergjente prej 2,8 milionë dollarësh.

Aruja, Francisco Morato, Embu das Artes dhe Franco da Rocha janë ndër rajonet e goditura rëndë nga shirat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb