Brazili është eliminuar nga Botërori 2026. Kombëtarja braziliane u mposht 2-1 nga Norvegjia, duke pësuar një nga zhgënjimet më të mëdha të turneut, ndërsa norvegjezët vazhdojnë rrugëtimin historik drejt çerekfinaleve. Në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:
“Ndeshjet pas grupeve kanë bukurinë e tyre. Të gjitha ndeshjet kanë emocionet e veta, aq më tepër ato të mbrëmshet. Me thënë të drejtën, shumica e tifozëve janë me Brazilin, askush s’është me Norvegjinë.
Emrin e ka të madh, 5 yjet në fanellë i meriton, por ndeshja dje nuk justifikoi emrin që ka Brazili”.
“Norvegjia ishte ekip më superior se Brazili, këtë e tregoi në të gjitha aspektet. U befasova me ndërrimet e trajnerit norvegjez”.
