BRAZIL

Gjykata e Lartë në Brazil konfirmon se vaksinimi kundër koronavirusit mund të bëhet i detyrueshëm për qytetarët, duke i dhënë një goditje të fortë lëvizjes në rritje kundër këtij procesi.

Megjithatë, gjykata nënvizon se brazilianët mund të mos vaksinohen kundër vullnetit të tyre. Presidenti Jair Bolsonaro shpeshherë ka deklaruar se nuk do ta bëjë vaksinën dhe është vendosur në anën e personave që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar.

Së fundmi Jair Bolsonaro ka ironizuar vaksinën anti-Covid Pfizer, duke deklaruar sërish se nuk do të vaksinohet dhe ka paralajmëruar popullatën për efektet anësore të mundshme.

“Unë nuk do të vaksinohem dhe disa më thonë që jam shembull i keq. Por unë jam infektuar më parë me Covid-19 kështu që kam antitrupa atëherë pse duhet të vaksinohem?”- ka thë presidenti i Brazilit.

“Zbuluesit e vaksinës ‘Pfizer’ kanë qenë të qartë dhe kanë thënë se nuk marrin përgjegjësi për asnjë efekt anësor të saj. Në qoftë se kthehesh në një aligator është problemi jot , në qoftë se bëhesh një super burrë është sërish problemi jot, nëse një gruaje i rritet mjekra është sërish problem i saj. Ata nuk marrin asnjë përgjegjësi”-shtoi më tej Bolsonaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb