Brazili është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Tite si rezultat i dështimit në Botërorin e Katarit. Presidenti i Federatës së “Selecciao”, Endaldo Rodrigues ka vlerësuar në maksimum Carlo Ancelottin dhe ka bërë me dije se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të firmosur me të.

“Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët, jo vetëm nga Ronaldo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij. Unë e admiroj shumë atë më shumë për ndershmërinë e tij, sesa për qëndrueshmërinë e tij. Ai nuk ka nevojë për prezantim, ai është një trajner i madh. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë më shumë” – Tha ai.

Nuk dihet nëse Carlo do të jetë në krye të brazilianëve apo jo, pasi aktualisht është i impenjuar me një prej skuadrave më të forta në botë si Real Madrid. Gjithsesi, për të shuar këtë enigmë të tifozëve, na duhet të presim muajt e verës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb