Në bregdetin e “Ranës se Hedhun” në Shëngjin një numër i madh me pula të ngordhura është parë mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se shpendët janë hedhur në lumin Drin, duke bërë që rrjedha t’i dërgojë në këtë zonë.

Gazetari Elidon Ndreka tha për ‘BalkanWeb’, se në Lezhë nuk ka pasur raste të gripit të shpendëve, ndërkohë në zonën e Kurbinit janë raportuar disa raste.

Shërbimi veterinar dhe Inspektorati i Mjedisit ka mbërritur në zonë dhe ka bërë kontrolle në terren, duke theksuar se situata nuk është alarmante.

Pamje të tilla tronditëse prishin imazhin e kësaj perle të bregdetit të Shëngjinit duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë, por edhe për faktin se për pak ditë pritet të hapet sezoni turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb