Në videon e shpërndarë pak më parë nga Partia Demokratike një i moshuar shfaqej i mbuluar me gjak në fytyrë, ndërsa u pretendua të ishte dhunuar nga policia gjatë rezistencës për të mos lejuar prishjen e shtëpisë. Bëhet fjalë për një banor të Bregut të Lumit.

Gazetarja Dorjana Bezat bëri me dije për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 76-vjeçarin Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit. Po ashtu në Spitalin e Traumës ndodhen të lënduar edhe qytetarët Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.

Në të njejtën video, duket edhe momenti kur policia ka ndërhyrë në zonë, e disa banorë i janë përgjigjur duke hedhur tjegulla në drejtim të tyre. Nuk dihet nëse i moshuari Mandri është goditur nga ndonjë tjegull, apo është dhunuar nga policia.

Po ashtu raportohet se në komisariatin nr.4 të policisë qëndrojnë 6 banorë të tjerë të ndaluar nga policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb