Nga Berati,ku mori pjesë në një takim me gratë demokrate të LDG-së lokale,nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka deklaruar për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat do të na çojnë në një proçes të shëndetshëm për ngritje e Partisë Demokratike në nivelin e meritës dhe në nivelin për të ardhur si forcë alternative në pushtet.Kritikat e parashtruara nga zonjat demokrate beratase,Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar,pamvarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike pasi-sipas saj-këto kritika lidheshin me mënyrat sesi mund të forcohet Partia Demokratike,jashtë çdo diskutimi mbi individë të veçantë.

Duke dekraruar se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas në Berat,Duma i ka cilësuar gratë demokrate si një forcë e madhe brenda PD-së.Duma ka folur edhe për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike,duke i ka cilësuar personat e lëkundur brenda PD-së si persona që duke kontriubuar gjatë brenda Partisë Demokratike kanë të drejtë të jenë emocional,edhe pse të gjithë demokratëve u del si detyrë të jenë racionalë,të arsyeshëm dhe të kuptojnë që e vetmja mënyrë qëi nxjerr demokratët të fituar është që Partia Demokratike të forcohet.Emocionet negative të reflektuara nga demokratët-sipër Dumës-kanë ardhur nga humbja,nga keq menazhimi i plotë të vërtetave të brendshme.”Përtej emrave individualë,përtej Lulzim Bashës,Sali Berishës apo kujtdo tjetër ne të gjithë duhet të mendojmë që Partia Demokratike të jetë forca fituese dhe alternativa e shqiptarëve për ndryshim”-ka thënë Duma.

Ajo ka komentuar edhe 8 Janarin,duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar,që nuk duhet të ndodhte.

“Unë nuk doja që të ndodhte por e prisja që të ndodhte.E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika.Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës,që do zvarriste Partinë Demokratike.Unë e di shumë mirë qëkur Sali Berisha e merr motorrin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar.E kam ndëshkuar atë dhunë,kam qënë aty dhe e di që dhuna mendore,psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës.Ne ishin brenda godinës,jo për ta mbrojtur atë me trupa,por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëm instutucionin.E kam thënë shpesh herë që num ishte çështje muresh por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”-ka thënë Duma nga Berati.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: