E ashpër ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kundër fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili ‘shturi gojën’ sot në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit Duma theksoi se qëllimi i Ramës u arriti që të bënte lajm dhe zhurmë me termat që përdori në sallë, ‘foltore dhe gojore’.

Duke vijuar në linjën e ironisë, Duma tha se “Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po mirë erdhët këtu dhe bëtë lajm. Ëh me instinktin kafshë duke thirrur tribuj me foltore dhe ,,… për ça erdhët për të bërë lajmin. Është një nga ato momente që them; sa mirë që më ka bërë zoti grua…S’do ti je aktori më i madh që ekziston këtu.

Tani nuk gaboj sepse më pëlqejnë metaforat sidomos ato që janë cinike. Kush e ka aparatin tretët në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje. Ti e përdor mirë, dhe kjo të ulë pikë dhe na bën mirë ne. Ti thua do e votojmë si çeço atë pr.rezolute. Memoria e shkurtër ju kujton se ju e votuat Srebrenicën. Ju, jo vetëm që do e votoni Dick Marty se jemi njerëz të lirë, por nuk bëjmë ne thikë pas shpine. Po kush është thikë me madhe pas shpine se sa të kesh këtë bilanc të madh me Serbinë. Kosova humb me këtë tregti. Kush i bën thikat pas shpine kur ti shfaqesh duke qeshur me Vuçiç dhe Kurti rri mënjanë. Ne nuk bënim asgjë kundër Kosovës. Kjo është të duash Kosovën. Fukallallik maskarallëk është që të lësh Kosovën ashtu. Ti i tregon forcën Kosovës që t’i tregosh se je lideri i rajonit. Ta duash Kosovën nuk është që të shkruar letra që harrohen, por të bësh faktorin shqiptar të rëndësishëm siç e ka vendin, dhe kur mos t’i kthesh shpinën asaj”, tha Duma

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: