SHBA

Kjo është super vila e re e këngëtares Arianës Grandes në Hollywood Hills, të cilën e ka blerë së fundmi.

Prona me vlerë 13,7 milionë dollarë është mjaft e bollshme, me katër dhoma gjumi, një zyrë dhe shtatë banjo, duke bërë që shtëpia luksoze të ketë mbi 10 000 metra katrorë.

Gjithashtu shtëpia e këngëtares ka një bodrum me rreth 300 shishe vere, studio muzikore, palestër, ballkone dhe bar, shtëpia është vendi i përsosur për Arianën që të izolohet në të.

Vila ka gjithashtu një bodrum me 300 shishe verë dhe një palestër gjigante, shkruan DailyMail. Shtëpia me stil bashkëkohor është projektuar nga firma me bazë në Los Angeles, iDGroup.

E vendosur mbi një kodër, vila trekatëshe karakterizohet me pamje kanionesh-oqeanike në çdo dhomë, një pishinë dhe një dhomë luksoze të pritjes, sipas Los Angeles Times, që ishte gazeta e cila raportoi edhe lajmin për blerjen.

Shtëpia është hedhur në treg për 25.5 milionë dollarë në vitin 2018, dhe së fundmi ishte me çmim 17.495 milionë dollarë, raporton LA Times.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj të ri me Lady Gagën, këngën “Rain On Me”, e cila është renditur e dyta në Apple iTunes Global Top 100 muajin e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb