Parashqevi Simaku, ka dhuruar një moment të papritur dhe mjaft emocionues për të gjithë admiruesit e saj, duke u rikthyer të këndojë live pas më shumë se 30 vitesh larg skenës.
Diva e muzikës së viteve ’80 është shfaqur në formë të shkëlqyer në festën e ditëlindjes së fotografit të njohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Simaku dëgjohet të interpretojë e rrethuar nga miqtë këngën “Globi”, duke dëshmuar se zëri i saj i ngrohtë dhe unikal mbetet i paprekur nga koha.
View this post on Instagram
Ky moment ka sjellë mjaft nostalgji te ndjekësit, duke shënuar kështu një kapitull të ri e pozitiv për artisten pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale në SHBA.
