Reshjet e breshërit të rëna disa ditë më parë shkaktuan dëme të mëdha në kulturën e bostonit për fermerët e Kallmit të Madh dhe të Belinës në Fier. Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha sepse kjo sjell që prodhimi të dali në treg me dy javë vonesë. Kultura jonë është e mbjellë me bostan në sera ku shpenzimi shkon në 6 milionë lekë të vjetra hektari.

Fermerët thonë se rrebeshi ishte vende vende dhe preku një pjesë të fermerëve të fshatit Kallm i Madh dhe Blinë që janë anës lumit Seman.

“Në drejtori të bujqësisë nuk kemi njoftuar sepse asnjëherë ata nuk na janë gjendur edhe pse kemi pasur probleme. Nuk presim dëmshpërblime nga ata”, thonë ata.

Fermerët thonë se vonesa e daljes së prodhimit me dy javë vonesë sjell atë që çmimi i shitjes është njësoj si ai i mbjellë normal, pra shpenzimet e kryera shkojnë dëm, dhe kjo na dëmton shumë ekonomikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: