Një mbështetës i Partisë Demokratike ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij gjatë procesit të votimit për kreun e partisë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.
Demokrati e cilësoi Berishën si “luftëtarin e PD-së” dhe “veteranin e ’90-ës”.
Ai tha se kishte votuar pro Berishës dhe se do të votonte sërish për të nëse do t’i jepej mundësia.
Në fund, ai u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në votime, duke paralajmëruar se në të kundërt “do të tërhiqemi zvarrë nëse qëndron Rama”
Demokrati: Pushteti është i rrënuar. Duhet që të mbështesin luftëtarin e PD, veteranin e ’90. 35 vite Berisha po rroptiset për popullin dhe lekët i merr Rama që gjezdis në gjithë shtetet e botës. Mbase i ka mbetur merak t’i shohë të gjithë vendet, ose le të rrojë ai se ne si popull jemi në ditë të zezë. Unë votova pro Berishës. Sa fletë të më japin të gjitha pro Berishës i hedh.
Demokratët të vijnë të votojnë, nëse nuk vijnë ia bëjnë vetes sepse më keq do të tërhiqemi zvarrë nëse qëndron Rama.
