Gjykata e Pogradecit shpall moskompetencën për të gjykuar kërkesen e prokurorisë për të caktuar masë sigurie për Meardi Berberin dhe dy të ndaluarit e tjerë në Tiranë.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje dhe jo për ngjarjen e Volorekës, ku u qëlluam me breshëri plumbash hoteli me turistë në Tushemisht.

Mbrojtja i kërkoi gjykatës të shpallte moskompetencën, pasi të dyshuarit u arrestuan në Tiranë dhe kompetente për gjykim është gjykata e Tiranës. Gjykata pranoi kërkesen e mbrojtjes, duke shpallur moskopetenecën territoriale dhe duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Berberin, Kalanë dhe Kaloshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb