Danuta Hübner, e Komitetit të Çështjeve Kushtetuese të Parlamentit Evropian, paralajmëroi të hënën se anglishtja nuk do të jetë më një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, pasi Britania me referendum vendosi të largohet nga Bashkimi Europian.

Anglishja është një nga 24 gjuhët zyrtare të BE-së për shkak se Mbretëria e Bashkuar e deklaroi atë si gjuhën e saj zyrtare, ka thënë Hübner. Por, sa më shpejt që Britania kompleton procesin për të lënë BE-në, anglishja mund të humbasë statusin e saj.

“Ne kemi një rregullore … ku çdo vend i BE-së ka të drejtë të deklarojë një gjuhë zyrtare”, tha Hübner. “Irlandezët kanë si gjuhë të tyre “gaelic” dhe Malta ka deklaruar zyrtarisht maltezen, kështu që vetëm Britnia ka deklaruar si gjuhë të saj anglishten.

“Nëse ne nuk kemi Mbretërinë e Bashkuar, ne nuk kemi anglisht”, shtoi Hübner.

Anglishja është një nga gjuhët e punës në institucionet evropiane, vijoi Hübner, duke shtuar se në “fakt është gjuha dominuese,” që përdoret më shpesh nga nëpunësit civilë të BE-së.
Rregullorja që rendit gjuhët zyrtare të BE-së duhet të ndryshohet në mënyrë unanime nga vendet e tjera, nëse ato duan ta mbajnë gjuhën angleze si gjuhë zyrtare, tha Hübner./ Pasqyre.al

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: