Bashkimi Europian po përgatitet të nisë një sulm ndaj Britanisë së Madhe në frontin e argëtimit.

Sipas një dokumenti që qarkullon për momentin në Bruksel dhe të cilin ”The Guardian” e ka parë ekskluzivisht, me iniciativë të Francës, disa vende anëtare, përfshirë Italinë, synojnë të përfitojnë nga Brexit për të zvogëluar praninë e filmave dhe prodhimeve seriale televizive britanike, sipas kërkesës nga platforma të tilla si Amazon dhe Netflix, sepse ato konsiderohen joproporcionale.

Ky është një lajm shumë i keq jo vetëm për miliona fansa të dy serialeve kryesore britanike si ”Bridgerton” apo ”Fleabag”, por mbi të gjitha për gjithë këtë sektor.

Britania e Madhe është në fakt prodhuesi më i madh në Europë i programeve filmike dhe televizive dhe, vetëm në vitet 2019-2010, kompanitë e saj fituan 490 milionë sterlina vetëm nga shitja e të drejtave ndërkombëtare për kanalet dhe platformat në Europë, një dominim jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor që Brukseli, pas Brexit, e sheh si një kërcënim.

Nxitësit e kësaj nisme argumentojnë se produktet ”Made in the UK” duhet të përjashtohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb