Tekniku i Brighton, De Zerbi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Manchester Cityn.

Unë kam qenë në botën e futbollit për 30 vjet dhe e di që nëse luan mirë ose bën mirë në pankinë, njerëzit flasin për ty dhe merkato e transferimeve të pason. Kam përvojën e duhur për të qëndruar i fokusuar dhe për t’i mbajtur sytë vetëm te Brighton, kam një kontratë me klubin dhe i dua lojtarët e mi. Sigurisht që duhet të flasim për projektin, për ta çuar përpara sepse motivimi është baza e punës sime”-deklaroi De Zerbi. Brighton renditet në vendin e 11-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: