Nga Britania e Madhe vjen një histori e pabesueshme, e bërë me kurajo dhe dëshirë për të jetuar. Është historia e Sophie Houghton-Hinks, një vajzë 19 vjeçare që i ka mbijetuar meningjitit dhe gjashtë tumoreve, me shumë terapi dhe transplante.

Pas shumë diagnozave dhe vështirësive me sëmundjet që e kanë ndjekur për më pak se 2 vjet, Sophia ka arritur gjithmonë të dalë fituese. Kalvari i vuajtjeve të saj nisi në 2016, me një sëmundje në mëlçi që u zbulua pas një kolapsi. Për shkak dëmtimit të mëlçisë mjekët i bënë një transplant që fatmirësisht doli me sukses.

Pak javë më vonë vajza u godit nga meningjiti, por fatmirësisht arriti të shërohej. Kur situata e përgjithshme dukej se ishte zgjidhur, vjen një goditje e tretë për vajzën, në tetor të 2017, shfaqja e tumoreve në fyt, në mushkëri, në mëlçi, në shpretkë, në bark dhe tru.
Pas gjashtë muajve në kimioterapi, tani Sophia është mirë dhe mund të kthehet pasioneve të saj, kërcimit dhe sportit .
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088322_3_image

C_2_fotogallery_3088322_2_image

C_2_fotogallery_3088322_1_image

C_2_fotogallery_3088322_9_image

C_2_fotogallery_3088322_8_image

C_2_fotogallery_3088322_7_image

C_2_fotogallery_3088322_6_image

C_2_fotogallery_3088322_5_image

C_2_fotogallery_3088322_0_image

C_2_fotogallery_3088322_4_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb