Britania dhe Franca do të mbajnë një samit për të diskutuar ngritjen e një force detare për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, raporton Bloomberg.

Iniciativa vjen ndërsa Evropa kërkon të kundërshtojë pretendimet e SHBA-së se nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar rrugën ujore , e cila është thelbësore për ekonominë globale.

E ashtuquajtura Iniciativa për Lirinë e Lundrimit do të jetë “striktisht mbrojtëse në natyrë”, tha Britania në një deklaratë duke shtuar se udhëheqësit evropianë nuk kanë ndërmend të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës, siç ka kërkuar Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb