Britania e Madhe dhe Zvicra u zotuan të negociojnë një marrëveshje tregtare për shërbimet financiare, me qëllim ruajtjen e lidhjeve të ngushta pas Brexit-it, njoftoi sot Ministria britanike e Financave.

Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak dhe homologu i tij zviceran, Ueli Maurer, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim, sipas një njoftimi për shtyp.

“Qëllimi është të negociojmë një marrëveshje në muajt e ardhshëm mbi parimin e njohjes së ndërsjellë, në mënyrë që të realizojmë hyrjen e kompanive britanike në tregun financiar zviceran dhe anasjelltas”, tha Sunak.

“Largimi nga BE do të thotë se ne jemi të lirë të ndjekim rrugën tonë si një qendër financiare transparente, inovative dhe e hapur ndaj botës”, shtoi ai.

Të dy vendet kanë arritur tashmë një marrëveshje mbi një regjim ekuivalent për Britaninë e Madhe me Bursën zvicerane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb