Britanikët janë paralajmëruar të shmangin blerjen e gjelave të ngrirë të detit, në mes të një shpërthimi të gripit të shpendëve, që mund të çojë në rritje të çmimit, madje deri në dyfishimin e tij, sipas ”The Sun”.

Fermerët e shpendëve thonë se paniku për disponueshmërinë e gjelave të detit mes një eliminimi masiv ka shkaktuar probleme për blerjen e tyre. Shitjet thuhet se u dyfishuan në tetor, por kjo ka çuar në një kolaps të kërkesës për gjelat e detit, me fermerët që pranojnë se po luftojnë për t’i shitur.

Kriza e kostos së jetesës po kontribuon gjithashtu në krizën e shitjeve të gjelit të detit, pasi britanikët zgjedhin gjelat e ngrirë, që janë më të lirë dhe kjo për të kursyer para’.

”Tesco” shet një gjel deti të ngrirë me madhësi të mesme për 17 sterlina, ndërsa ekuivalenti i freskët i M&S me gamë të lirë vjen me 60 sterlina. Rënia e kërkesës për gjelat e detit vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Këshilli Britanik i Shpendëve për një mungesë të madhe gjelash.

Shefi ekzekutiv i këshillit, Richard Griffiths, i tha Komitetit të Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale se mungesa është rezultat i shpërthimit më të keq të gripit të shpendëve. Mbi 1,6 milionë zogj u eliminuan që nga 20 nëntori në mes të një shpërthimi që ka parë që numri i shpendëve të jetë përgjysmuar.

Pavarësisht komenteve, supermarketet pritet të blejnë gjela deti nga jashtë – por me një kosto të konsiderueshme.
Në Poloni, për shembull, çmimet e importit janë më shumë se dyfishuar dhe kjo mund të reflektohet në çmimet e dyqaneve në BM.

Shumica e grupeve kryesore të supermarketeve deri më tani kanë qenë të qetë në lidhje me disponueshmërinë e gjelit të detit në dhjetor.

”Marks & Spencer”, që zakonisht shet një në katër gjela të freskët të konsumuar për Krishtlindje, tha se kishte plane të forta për të mbrojtur furnizimin.

Produkte të tjera që pritet të jenë në mungesë për klientët gjatë festave të fundvitit përfshijnë vezët, patëllxhanët, domatet dhe patat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb