Disa kompani fluturime në Britaninë e Madhe si British Airways apo Ryanair kanë pezulluar fluturimet drejt disa vendeve europiane mes tyre dhe Shqipëria.

Media italiane Sky njofton se janë pezulluar fluturimet nga Gatwick drejt Shqipërisë, Francës, Italisë kurse nga Londra janë pezulluar fluturimet drejt Italisë dhe Gjermanisë.

Zëdhënësi i British Airways ka sqaruar se veç këtyre fluturimeve do të shihet dhe periudha 16- 28 mars si dhe udhëtarët që kanë prerë biletat do të kenë mundësi për të tjera opsione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb