Britney Spears dëshmon se nuk preket aspak nga komentet negative që qarkullojnë për të dhe vazhdon të shijojë verën.

Ylli i popit bën periodikisht postime mjaft zbuluese në Instagram, ku raportet flasin për probleme të shëndetit mendor dhe fëmijët e saj kanë ndërprerë çdo kontakt me të.

Pavarësisht zërave të fundit se ajo është kthyer duke marrë drogë dhe po humbet veten, Britney Spears vazhdon të postojë foto dhe video provokuese.

Në videon e fundit që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, ajo shfaqet nudo e shtrirë në det.

Edhe njëherë ajo kujdeset të “provokojë” publikun e saj dhe shfaqet tërësisht e zhveshur duke mbajtur vetëm një palë syze dielli të zeza. Në mbishkrimin e postimit të saj, Britney Spears shkroi: “Përshëndetje zotit tim **”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: