Britney Spears është në “rrezik serioz” si mendërisht, ashtu edhe financiaisht pasi po përjeton një krizë më të fortë sesa kur ishte nën kujdestari. Burime për TMZ thonë se Britney është “tërësisht jo funksionale”. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka mbikëqyrje dhe përjeton ndryshime “tronditëse” humori. Britney është thuajse plotësisht e izoluar dhe e paqëndrueshme.

Disa burime janë shprehur se ajo ishte më mirë nën kufizimet e kujdestarisë. “Ajo kishte shumë liri nën kujdestari dhe kufizimet ishin për ta mbrojtur. Nuk është më e mbrojtur”. Ndërkohë vetë ajo mendon se “drejtësia nuk është vendosur ende në vend” dhe kjo lidhet edhe me financat e saj. TMZ thotë se Britney ka shpenzuar shumë dhe është në rrezik falimentimi. Ajo ka shkuar në Polinezinë Franceze, ka qëndruar në The Brando dhe ka shpenzuar afërsisht një milion dollarë në çdo udhëtim për avionët privatë, hotelet, stafin etj. Ajo shkon thuajse çdo dy muaj atje.

Destinacioni tjetër është Hauai drejt të cilit këngëtarja merr një avion privat dhe qëndron në suitën presidenciale të “Four Seasons” duke paguar 350 mijë dollarë për qëndrimin e saj. Britney nuk shoqërohet nga dikush atje përgjatë një muaji. “Ajo nuk mund ta përballojë këtë. Ajo mori 60 milionë dollarë kur mbaroi kujdestaria dhe tani është aty ku filloi, në rrezik falimentimi”, tha burimi. Pra, pa e zgjatur shumë, duket se Britney po mbetet trokë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: