Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, i ka shqetësuar 32.7 milionë ndjekësit e saj me disa postime që ka bërë në profilin e “Instagram”-it. Ajo ka ndarë me fansat video të shkurtra ku shfaqet e veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe lart nuk mban asgjë.

39-vjeçarja e ka mbuluar gjoksin me duar, ndërkohë bën veprime të pakuptimta. Deri tani fansat i quajtën pozat e saj si një formë të shprehjes së lirisë, por veprimi i përsëritur i ka vënë të gjithë në dyshime.

Ylli i muzikës i ka vënë fansat në dyshime në lidhje me shëndetin e saj mendor si dhe gjendjen aktuale shpirtërore. Kujtojmë se për Britney-n ky është një moment shumë delikat, pasi po kërkon që të mos jetë më në kujdestarinë e babait të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb