Kombëtarja shqiptare pritet të luajë me formacion ndryshe nga sfida me Islandën, kjo e diktuar edhe nga disa rikthime cilësore në skuadër. Në ndeshjen me Izraelin do të ketë hapësirë edhe për disa lojtarë të tjerë.

Mundësia më e madhe do të jetë që të aktivizohet Bajrami apo Asllani, pavarësisht se mesfusha me Islandën ishte në nivelin e duhur, përveç disa momenteve në pjesën e dytë. Porta dhe mbrojtja pritet që të jetë e pandryshuar me Berishën, Balliun, Ismajlin, Kumbullën, Gjimshitin dhe Hysajn.

Në mesfushë, Abrashi, Gjasula dhe një vend luhet mes Çekiçit, Bajramit dhe Asllanit. Ndërkohë në sulm, italiani duhet të presë të shohë gjendjen fizike të Brojës, i cili mund të aktivizohet nga fillimi. Por edhe Uzuni është një armë shtesë.

E thënë ndryshe, Reja ka një dilemë në mesfushë dhe në sulm, me dyshen e vijës së parë që mund të ndryshojë, por kjo do të varet shumë nga forma e Brojës dhe Uzunit gjatë këtyre dy ditëve stërvitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb