Armando Broja është thjeshtë një bekim për Shqipërinë, një sulmues i rrallë, një lojtar me plot klas për të cilin duhet të jemi me shumë fat. Talenti kuqezi është thjeshtë i pandalshëm, arrin të lërë sërish gjurmë për Southempton duke realizuar një gol fantastik në minutën e 50-të. Perla e një javë më parë i rezervoi sërish një fanellë si titullar kundër Burnley, Broja e shfrytëzojë në maksimum duke qenë një rrezik konstant në çdo moment.

Në pjesën e parë shërbeu shokët në çdo formë, ndërsa në fraksionin e dytë, në topin e parë që i erdhi në këmbë ishte shpërthyes duke shmangur me forcë dhe klas mbulim e rivalëve dhe me një diagonale perfekte realizoi golin e avantazhin për Southempton, goli i tij i dytë personal në Premier League. Burnley barazoi shifrat 7 minuta më pas ndërsa trajneri Hasenhuttl e zëvendësoi në minutën e 79-të në një ndeshje ku për fat të keq goli i Brojës nuk mjaftoi për ti dhënë tre pikët “shenjtorëve” pasi sfida përfundoi në barazim 2-2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb