Këngëtari Bruce Springsteen, 73 vjeç, nuk ndihet mirë dhe shtyn dy koncerte në Amerikë. Njoftimi është bërë në kanalet sociale të yllit të muzikës duke informuar fansat: Për shkak të një sëmundjeje janë shtyrë koncertet me grupin E Street Band në Citizens Bank Park në datat 16 dhe 18 gusht” dhe shton: Po punojmë për të ricaktuar datat e tjera, kështu që ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato do të jenë të vlefshme për shfaqjet e riplanifikuara.”

Nuk dihet asgjë më shumë, por ricaktimi i koncerteve të anuluara lë të kuptohet se nuk është diçka serioze.

Sipas Cnn, Springsteen do të marrë pak kohë për të pushuar, megjithëse mesazhi social flet për “sëmundje”.

Në maj të këtij viti, kujton faqja amerikane, këngëtari i “Born in the USA” ra në skenë teksa performonte në Amsterdam. Artisti u ndal në një shkallë, teksa performonte këngën e tij “Ghosts”, por siç tregojnë videot, ai u ngrit pothuajse menjëherë i inkurajuar nga duartrokitjet e publikut dhe përshëndeti me shaka fansat duke thënë: Natën e mirë të gjithëve!. Pak çaste më vonë ai mori përsëri kitarën në dorë, fërkoi duart duke buzëqeshur dhe vazhdoi shfaqjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bruce Springsteen (@springsteen)

Springsteen dhe grupi i tij E Street Band bënë turne këtë vit, duke filluar në SHBA, nga shkurti në prill. Më pas ata udhëtuan në Evropë, duke u ndalur në Francë, Itali, Gjermani, Cyrih, Birmingham, Oslo, Londër, Vjenë, Mynih, Angli etj.

Turneu u kthye në SHBA këtë muaj, ku ata performuan në Wrigley Field të Çikagos javën e kaluar përpara se të bënin këtë pushim. Më 24 gusht ata do të japin koncert në Gillette Stadium në Foxborough, Massachusetts.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb