Bruce Springsteen është detyruar të shtyjë të gjithë turneun e tij të vitit 2023.

Artisti i njohur do të merrte pjesë në turneun botëror “Bruce Springsteen & the E Street Band”, por disa probleme që po përballet me shëndetin nuk e lejojnë të jetë i pranishëm.

Edhe pse fillimisht kishte anuluar vetëm disa shfaqje për muajin shtator, në fund iu desh të shtynte të gjitha koncertet e këtij viti. Në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare të artistit, tregohen arsyet e anulimit.

Konkretisht, shkruhet: “Bruce Springsteen vazhdon të kurohet nga sëmundja e ulçerës peptike javët e fundit dhe do të vazhdojë trajtimin gjatë pjesës tjetër të vitit, sipas këshillës së mjekut. Si masë paraprake, të gjitha datat e mbetura të turneut 2023 për Bruce Springsteen dhe E Street Band do të shtyhen për në 2024.”

“Datat e riplanifikuara për secilin nga koncertet e vitit 2023, përfshirë ato të shtyra në fillim të këtij muaji, do të shpallen javën e ardhshme dhe të gjitha do të zhvillohen në vendet e tyre të planifikuara fillimisht.
“Springsteen thotë ‘faleminderit të gjithë miqve dhe fansave të mi për urimet, inkurajimin dhe mbështetjen tuaj. Jam në përmirësim dhe mezi pres t’ju shoh të gjithë vitin e ardhshëm’.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb