Ministri i Jashtëm Europian, Josep Borrell i bëri thirrje sot Bosnjës të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, duke siguruar strehim për migrantët e mbetur të pastrehë pas zjarrit në kampin Lipa, si një vend aspirues për integrimin në BE.

“Kriza serioze humanitare aktuale është kryesisht për shkak të mosfunksionimeve në qeverisjen e këtij vendi”, tha ai.

“Ne duhet të sigurojmë që migrantët, të cilët kërkojnë azil në BE, të marrin trajtim të denjë dhe të jetojnë në kushte humane gjatë procesit të azilit. Kjo është një kërkesë kudo në BE dhe në vendet partnere”, shtoi eurodiplomati.

Pas zjarrit që shkatërroi kampin Lipa, afër qytetit Bihac, në Bosnjën veri-perëndimore, më 23 dhjetor, 1 000 migrantë kanë mbetur të pastrehë pranë kufirit me Kroacinë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb