Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën për të dytin muaj radhazi në shkurt, treguan sot të dhënat përfundimtare nga EUROSTAT.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 0,9 % nga viti në vit, e njëjti normë si në janar.

“Të krahasuara me muajin e kaluar, çmimet e konsumit u rritën 0,2 % në shkurt, siç ishte vlerësuar fillimisht”, tha EUROSTAT.

Çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit u rritën me 1,3 % në vit dhe çmimet e produkteve industriale joenergjitike fituan 1 %.

Gjithashtu, edhe inflacioni ishte në territor pozitiv për muajin e dytë radhazi dhe në përputhje me vlerësimin paraprak, duke u lehtësuar në 1,1 % nga 1,4 % në janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: