Parlamenti Europian kërkoi dje një forcim të sigurisë së komunikimit në institucionet europiane, pas ndërhyrjes së një gazetari në një videokonferencë të pambrojtur të ministrave të Mbrojtjes.

“Ky episod përbën një çështje madhore paralajmëruese për sigurinë dhe besueshmërinë e institucioneve europiane”, mbështet presidentja e Nënkomitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Asamblesë, eurodeputetja franceze e qendrës, Nathalie Loiseau, në një letër drejtuar kreut të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Të premten e kaluar, një gazetar holandez përdori kodet e hyrjes në këtë videokonferencë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.

Incidenti u mor shumë seriozisht nga vendet anëtare, duke e quajtur atë shkelje të sigurisë, që detyroi përfundimin e menjëhershëm të takimit dhe duke kërkuar forcimn e sigurisë së komunikimeve të institucioneve europiane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb