“Dështimi i diplomacisë ruse nuk do ta dëmtojë Macron gjatë votimeve”, kështu shkruan The Times.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, politikat e Macron për Ukrainën shkaktuar acarim në Europën Lindore, ndërsa në Francë nuk pati shumë zhurmë.

Asnjë nga 11 kandidatët e tjerë që konkurruan në raundin e parë të zgjedhjeve nuk u përpoq të kundërshtonte këmbënguljen e tij për nevojën për të vazhduar bisedën me Putinin, ndërsa Marine Le Pen , rivalja e tij e vetme në raundin e dytë, e ka injoruar ndryshimin e mendimit të tij pas masakrave, në Bucha dhe në qytete të tjera në Ukrainë.

Le Pen ka qenë prej kohësh një mbështetëse e Kremlinit, asaj i është ndaluar hyrja në Ukrainë që nga viti 2017, pasi mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe iu desh të hidhte broshurat zgjedhore të shpërndara në fillim të fushatës, sepse në to shfaqej në fotografi me Putinin, shkruan The Times.

Edhe nëse Le Pen mbetet një përkrahëse e zjarrtë e negociatave me Rusinë, ajo është Ish-ministrja e Macron-it për Europën, po përgatitet të botojë një libër që denoncon populistët francezë si “idiotë të dobishëm të Moskës”.

Ajo nuk është e vetme që ka mbetur e tronditur nga një luftë në Ukrainë që duket se e ka gjetur Francën në befasi.

Parisit i pëlqente prej kohësh të mendojë se ka një marrëdhënie të veçantë me Moskën dhe votuesit francezë janë përgjithësisht më tolerantë ndaj Rusisë sesa homologët e tyre britanikë.

Macron, për shembull, kurrë nuk është kritikuar për miqësinë e tij me Putinin, e cila filloi kur ai ftoi homologun e tij rus në një samit luksoz në Versajë në 2017.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më shumë se 50 për qind e njerëzve votuan për kandidatët të cilët donin që Franca ose të largohej nga NATO ose të largohej nga komanda e saj e integruar.

Në rrethana të tilla, brutaliteti rus në Ukrainë ka provokuar tmerr, por edhe hutim në Francë, ku ka pak oreks për një debat politik mbi strategjinë diplomatike të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb