Gianluigi Buffon ka thënë se skuadra e tij nuk duhet vetëm të mbrohet, pasi Reali ka një skuadër të madhe në sulm. Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka insistuar se ata duhet ta shfrytëzojnë epërsinë minimale që e kanë, por nuk duhet të mbrohen gjatë tërë kohës.

Ai e ka pranuar se Reali ka sulm të rrezikshëm që mund tu shkaktoj atyre shumë probleme. “Mendoj se ne duhet të luajmë me inteligjencën që na jep rezultati i ndeshjes së parë dhe nuk duhet të tentojmë vetëm të mbrohemi, pasi rezultati në fund mund të jetë shumë i keq”, tha Buffon gjatë konferencës për media.

“Ne kemi kaluar pritjet tona, por kemi dëshirë që të realizojmë ëndrrën tonë. E vetmja mënyrë për të arritur në finale është nëse luajmë futboll”. Në fund Buffon tha se Pogba nuk është gati për 90 minuta, por insistoi se ai mund të luaj 60 pse 70 minuta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: