TIRANE – Regjisori dhe piktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Kapexhiu thotë se sulmi kundër kolegëve francezë të “Charlie Hebdo” i ka shkaktuar një zemërim dhe dhimbje të madhe.

Sipas Kapexhiut, karikaturat nuk janë shkaku i vërtetë i masakrës ndaj karikaturistëve të gazetës satirike franceze. Ai thotë se ato janë një pretekst për shkaqe dhe synime të tjera.

Kapexhiu thekson se piktorët dhe gazetarët përpiqen që të zbulojnë dhe të thonë të vërtetën dhe në qendër të punës së tyre është humanizmi. “Njerëzit që përpiqen të ndriçojnë jetën e shoqërisë nuk i meritojnë goditje të tilla të dhunshme”-shprehet ai

“Karikatura është një art i braktisur në Shqipëri; nga mbi 40 piktorë që punonin para vitit 1990, aktualisht karikatura punojnë vetëm 2-3 autorë. Shumë prej autorëve emigruan për një jetë më të mirë, ndërsa pjesa tjetër e lanë mënjanë, sepse në Shqipëri artistët nuk paguhen dhe nuk mund të jetosh me karikatura. Madje shumë prej tyre kanë patur edhe kërcënime nga politikanët”- deklaron Kapexhiu për Zërin e Amerikës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb