Këngëtari i këngëve popullore, Bujar Qamili është vlerësuar ditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta me Dekoratën e larte “Nderi i Kombit”. Presidenti çmoi këngëtarin e shquar shkodran të muzikës popullore në vlerësim të kontributeve të vyera, veprimtarisë së shquar dhe nivelit të lartë artistik të arritur gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e artit e të muzikës, kryesisht asaj popullore.

“Është kënaqësi shumë e veçantë për mua, të jem sot, së bashkë me ju, për të vlerësuar një artist të madh të Shkodrës dhe mbarë kombit tonë, që ka plot 47 vjet në skenë, një artist që i ka dhënë jo vetëm zërin e tij të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha shpirtin zemrën dhe gjithë jetën e tij muzikës shqiptare, Mjeshtërit të Madh prej 12 vitesh, Bujar Qamili. Artisti i njohur kudo ku flitet e këndohet shqip Bujar Qamili ka dhënë një kontributit të vyer e të rëndësishëm, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës popullore shqiptare, e në mënyrë të veçantë të këngës popullore shkodrane, duke e shtuar dashurinë për këto vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore.‘- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: