Studimet e Bankës Botërore thonë se rritja e produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektive në uljen e varfërisë sesa rritja nga sektorët e tjerë. Ndërkohë grafiku i Monitor tregon se në 2023 bujqësia është në pikën e saj më të ulët që prej 1997.

Si arritëm këtu?
Teksa po mundohesha të analizoja dështimin e 3 qeverive më “reformatore” që ka pasur ky shtet që prej formimit të tij ( Rama 1, Rama 2, Rama 3) mu kujtua një histori e vjetër!
Për mosrealizimin e planit në një kooperativë shkarkojnë një kryetar të vjetër e me eksperiencë duke e zëvendësuar me një djalë të ri pa eksperiencë.

Kryetari i vjetër pasi i dorëzoi detyrën i thotë djaloshit:
Në sirtarin e parë kam lënë 3 letra, me numrat 1 2 edhe 3. Ke disa këshilla të vlefshme që do të të hyn në punë kur të të thërrasin në Komitet. Hapi sipas radhës. Kalojnë 3 muajt e parë, punët nuk po ecnin kryetarin e ri e thërrasin në Komitet. I mbytur nga ankthi ju kujtua porosia e ish kryetarit! Hapi zarfin me nr.1 edhe lexoi : Mi hidh të gjitha fajet mua! I qetë konfident raportoi që po bënte të pamundurën por ish kryetari I kishte djallosur të gjitha edhe gjendja që kishte gjetur ishte katastrofike. Kur erdhi radha e raportimit të dytë, qetësisht shkoi tek tavolina edhe hapi zarfin nr.2.

Aty shkruhej: Vazhdo më fajëso mua, por bëj edhe ndonjë autokritikë sado të vogël! Edhe kësaj radhe kryetari i ri e bindi komitetin se punët ishin në duar të sigurta edhe se ai e kishte situatën nën kontroll !
Punët nuk po ecnin, raportimi i tretë erdhi edhe më shpejt nga c’e priste! Kryetarit, i duhej këshilla e kryetarit të vjetër edhe hap zarfin me numrin 3!
Nuk kishte përtuar ish kryetari të shkruante pak më gjatë kësaj here:
Tani je i vetëm, ti edhe rezultatet e tua. Fajet e mia nuk e mbulojnë dot më pa aftësinë tënde! E pra, shkurt fajin padyshim na e ka Saliu, por rezultatet e viteve te fundit po tregojnë që kësaj qeverie tek bujqesia i kane mbaruar edhe të paaftët!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: