TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar veprimet e policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit, të cilët kundërshtojnë me forcë prishjen e shtëpive. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se banorët janë dhunuar në mënyrë barbare dhe ndaj tyre është përdorur gjithashtu gaz lotsjellës.

Balliu pohon se policia i ka thyer këmbën një gruaje, ndërsa një qytetar tjetër është plagosur dhe ka pësuar të çara në pjesën kokës.

“Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.  Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb