TIRANË

Sërish tension te Bregu i Lumit. Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit, sië shihet edhe në një video të shpërndarë nga PD.

Banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë.

Kujtojmë që 38 banesa në zonën e Bregut të Lumit janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizmit. Banorët kërkojnë dëmshpërblim para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb