Nëntë persona u vranë në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në fshatin lindor bullgar Rogiak dhe disa nga të moshuarit asfiksuan  nga thithja e tymit, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme.

Zjarri ka nisur nga çatia prej druri e objektit, mbrëmjen e sotme vonë. Shtëpia  ishte shtëpia e 58 të moshuarve , sipas Tihomir Totev, kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve.

“Kur mbërritën gjashtë makinat zjarrfikëse, çatia u përfshi nga flakët dhe po dilte tym i zi. “Zjarrfikësit filluan largimin e të moshuarve por fatkeqësisht disa prej tyre humbën jetën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb