BULLGARI – Një francez i kërkuar në Francë për rrëmbimin e djalit të tij 3 vjeç u arrestua në Bullgari, ndërkohë që ishte nisur për në Siri ku dëshironte të edukonte fëmijët e tij me parimet e Islamit radikal. Ai dyshohet se kishte lidhje me vëllezërit Koouachi, terroristët që shkaktuan masakrën në revistën franceze.

Fritz Jolie Joaquim, 29 vjeç, me origjinë haitiane, u arrestua më 1 janar, ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin turk me autobuz.

Prokurorët thanë se për të kidhte dalë një urdhër arresti, pasi gruaja e kishte akuzuar për rrëmbimin djalin e tyre 3-vjeçar më 30 dhjetor, të cilin do ta çonte në Siri për t’iu bashkuar xhihadistëve. Pas arrestimit, fëmija iu kthye nënës së tij.

Media bullgare spekuluan gjatë të hënës dhe thanë se ai ishte i lidhur me vëllezërit Kouachi, autorët e vrasjeve në “Charlie Hebdo” në Paris më 7 janar. Zëdhënësja e prokurorit bullgar, Rumjana Arnaudova, tha: “Ne nuk mund të themi asgjë në këtë moment.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: