Eshte promovuar ne Tirane projekti i artit bashkekohor, “Politikat e mineraleve”. Valentina Koca nga galeria Zeta sqaron  qëllimin e nismës.

“Që kur  u konceptua ky projekt, u zgjodh Bulqiza jo vetëm se është një qytet që ka një minierë të pasur kromi, por edhe për faktin që gjatë këtyre 30 viteve kjo është shndërruar në një nga plagët e shoqërisë shqiptare”

 Artistët që kanë marrë pjesë në projekt, ndalen te rëndësia e artit për tu marrë me tema të ndjeshme.

Kapaciteti i kulturës për të provokuar mendim dhe për t’u dhënë zën atyr që nuk u jepet është një vlerë që duhet të mbështetet.

Duhet me e njoh këtë realitet dhe me pas guximin dhe stërmundimin për ta sjellë në gjuhë dhimbjen  dhe atë zatetje në pesimizëm që është qyteti i Bulqizës.

Nën titullin “Çdo goditje pason tjetrën” puna kolektive e katër artistëve, Pleurad Xhafa, Blerta Hoçia, Diana Malaj e Ergin Zaloshnja, nis një ditë pasi një minator u nxor I vdekur nga miniera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: