TIRANE – Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, deputeti demokrat Aldo Bumçi ka ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike në disa zona, përfshirë qytetet bregdetare ku ka nisur sezoni turistik.

Mësohet se Bumçi ka kërkuar llogari nga zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, se përse ndërhyhet në sistemin e energjisë në këtë periudhë të vitit, pasi dëmtohet turizmi.

Zv/ministri Bejtja konfirmoi se të enjten përfundojnë punimet dhe në jug të vendit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë duke nisur që nga kjo fundjavë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: